Dinamo po kalon momentin e saj më të dobët të formës në këtë periudhë. Blutë kanë pësuar tre humbje rradhazi dhe kanë rrëshqitur shumë në tabelën e renditjes. Dhe kalendari nuk është treguar aspak bujar me 18 herë kampionët e vendit ku në ndeshjen e rradhës përballë do kenë Vllazninë.

Kundërshtari më i fortë momentalisht në kampionat duke parë formën e shkëlqyer të shkodranëve. Kjo pasi numërojnë 4 fitore dhe 1 barazim në 5 ndeshjet e fundit. E ndoshta kuqeblutë mund ti japin një goditje të rëndë sezonit të “nëndetëses”.

Kjo pasi trajneri Bledi Shkëmbi është në “fije të perit”. Për shkak të rezultateve negative korçari ka si shans të fundit duelin me Vllazninë. Shkodranët mund të jenë shumë përcaktues në rrugën që mund të marrë sezoni dinamovit. Ku në një rast rezultati pozitiv diçka do qetësohej.

E nëse ndodh e kundërta, pra Vllaznia të fitojë kundër Dinamos, në kampin blu pritet një “fortunë” shkarkimesh dhe gjobash. Me formën që po kalon Vllaznia dhe atë të Dinamos duket një duel “jetë a vdekje” për kryeqytetasit e sidomos për trajnerin Shkëmbi.
Endri ÇINARI