Paolo Tramezani mori pak ditë më parë drejtimin e Livornos, teksa presidenca e klubit duket se i ka besuar edhe merkaton e janarit.

Diçka të tillë e ka pranuar vetë trajneri pak ditë më parë në një intervistë për mediat italiane. Në këtë mënyrë, ai ka nisur të piketojë emrat që mund të afrojë në janar.

Një prej tyre është edhe mesfushori shqiptar, Kamer Qaka. Mediat italiane bëjnë me dije se Tramezani është duke vlerësuar mesfushorin që është grumbulluar edhe në Kombëtare duke debutuar ndaj Turqisë në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Panuçi.

Qaka ka kontratë me Kraiovën në kampionatin rumun deri në verën e vitit 2023 por mund të lejohet largimi i tij në janar në formë huazimi.

Livorno kërkon në të njëjtën kohë edhe të drejtën për ta blerë kartonin e tij në fund të sezonit. /VipSport/