Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Transfermarkt' përditëson vlerat e futbollistëve të Vllaznisë: Rritje për disa titullarë, ulje...

‘Transfermarkt’ përditëson vlerat e futbollistëve të Vllaznisë: Rritje për disa titullarë, ulje për të tjerë

Nga Maringlen ZHIVANI

Përditësimi i fundit i Transfermarkt ka sjellë ndryshime të rëndësishme në vlerën e tregut të futbollistëve të Vllaznisë, duke reflektuar formën, paraqitjet dhe minutazhin e tyre gjatë kësaj faze të sezonit. Në krahun pozitiv, bie në sy rritja e ndjeshme e vlerës së portierit Leon Pöhls, i cili ka dyfishuar kartonin e tij, duke u vlerësuar tashmë 200 mijë euro, nga 100 mijë euro më parë.

Rritje kanë shënuar gjithashtu Lirim Kastrati dhe Andrey Yago, të dy me nga 300 mijë euro, ndërsa në rritje janë edhe Elmando Gjini (250 mijë €), Melos Bajrami (275 mijë €), si dhe të rinjtë Gerald Kubazi dhe Aris Ara, të cilët për herë të parë marrin vlerë në Transfermarkt. Nga ana tjetër, përditësimi ka sjellë edhe ulje të vlerës për disa futbollistë të skuadrës shkodrane.

Jasmin Çelikoviç dhe Alexandros Kuro janë ndër ata që kanë pësuar rënien më të madhe, duke zbritur në 200 mijë euro, ndërsa ulje kanë shënuar edhe Aron Jukaj, Esin Hakaj, Bismark Charles, Gledjan Pusi, Eslit Sala, Klinti Qato dhe Edon Murataj. Pozitiv paraqitet përditësimi edhe për futbollistët e Vllaznisë që aktivizohen në formë huazimi.

Amir Brahimi dhe Xhoel Hajdari kanë parë rritje të vlerës së tyre në treg, duke u vlerësuar respektivisht me 25 mijë dhe 50 mijë euro. Ky përditësim i Transfermarkt jep një pasqyrë të qartë të ecurisë së Vllaznisë në këtë sezon dhe përbën një tregues të rëndësishëm për perspektivën e lojtarëve kuqeblu në merkato.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments