Vllaznia vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Kukësit. Kuqeblutë kanë vijuar punën, duke u stërvitur në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Për këtë ndeshje, mungesat do të jenë të mëdha, pasi nuk do të jenë me ekipin kapiteni Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj, që të dy për shkak kartonësh.
Dy lojtarë, vlera e të cilëve tani njihet. Ndërkohë, gjasat janë qê Arsid Kruja do ta nisë nga fillimi në Kukës në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të kapitenit Gurishta.
Nga ana tjetër, në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Bulatoviç, për t’i bërë vend në qendër Dajan Shehit, që do të ketë nën krah Kroatin Juriç.
Nderkohe pjesa tjeter e lojtareve protet te jete ajo qe luajti edhe ndaj Erzenit, duke perfshire Zogoviç, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Latifi, Çoba e Balaj.