Vllaznia do të zhvillojë të hënën një transfertë të vështirë në Ballsh. Ekipi i drejtuar nga Mirsad Jonuz udhëton me dy mungesa në përballjen me Bylis, duke shtuar “alarmin” në kampin e kuqebluve.
Shkodranët do të duhet të bëjnë pa Erdenis Gurishtën të pezulluar për shkak kartonash dhe Florind Bardullën të dëmtuar.
Klubi verior ka bërë me dije se për sfidën e javës së 20 të Kategorisë Superiore, trajneri Jonuz do të ketë të gatshëm Silvio Junior që u rikthye te Vllaznia pas gjashtë muajsh.
Dokumentacioni tanimë ka mbërritur nga klubi i mëparshëm dhe pritet që të jetë një alternativë për sulmin. Behar Ramadani është rikthyer me grupin duke qetësuar kështu stafin teknik për mesfushën./newsport/