Dy tifozë të Feynoord-it nuk janë lejuar të futen në stadiumin “Air Albania”. Raportohet se tifozët janë ndaluar për shkak të trazirave të mbrëmjes së kaluar të rrugët e Tiranës.
Holandezët janë shoqëruar në polici, si të përfshirë në këto ngjarje.
Sakaq, hyrja në stadium ka nisur në orën 18:00 dhe vijon ende. Tifozët u janë nënshtruar kontrolleve të imtësishme që të mos marrin me vete sende të forta.
Mbrëmjen e kaluar u regjistruan një sërë incidentesh në qendër të Tiranës, pasi pati përplasje të grupeve të tifozëve me forcat e policisë. Për pasojë mbetën të lënduar disa efektivë.