Java e pare e kampionateve te moshave ka qene e mbare per ekipet e KF Shkodra. Siç dihet tre prej ekipeve te saj marrin pjese ne Kategorine Superiore, pikerisht me grupmoshat U13, U17 dhe U19. Starti ka qene i shkelqyer sepse te tre keto ekipe sot kane fituar.
Për Kategorinë Superiore U-13 është luajtur derbi shkodran, KF Shkodra-KF Vllaznia ku skuadra e KF Shkodra e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi ka fituar me rezultatin 2 me 1. Për Shkodrën, autor të golave janë Marku dhe Halili, të cilët shënuan nga një gol për secilen pjesë.
Me fitore e ka mbyllur ndeshjen edhe ekipi i 17 vjeçarëve, i cili i drejtuar nga trajneri Arbion Kopliku ka mundur Shkëndinë e Tiranës me rezultatim 3 me 1. Shabaj, Hoxha me penallti dhe Bisha janë autorët e golave për KF Shkodra.
Fitorja e tretë radhazi në javën e parë të kampionatit për KF Shkodra vjen për kategorinë e 19 vjeçarëve, e cila nën drejtimin e trajnerit Rudi Piraniqi mundi Shkëndinë e Tiranës me rezultatin 2 me 1.
Nje start i tille i shkelqyer padyshim qe eshte shume pozitiv dhe per rrjedhoje, edhe ne javet e ardhshme objektivi do te jete per paraqitje sa me te mira edhe ne ndeshjet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/