Largimi i disa lojtareve nga Vllaznia ka bere qe rradhet e kesaj skuadre te boshatisen ne njefare menyre, por stafi teknik i saj e ka gjetur menjehere zgjidhjen.

Ne stervitjen e sotme, e cila ka qene e para per kete vit, me ekipin e pare jane stervitur edhe disa lojtare te ekipit U21 dhe U19.

Nga ky i fundit, kane qene tre futbolliste te cilet sot jane rreshtuar perpara Brdariç. Behet fjale per mbrojtesin e majte Gerald Smajli, ate te qendres Klejdi Paloka dhe sulmuesin Ardit Nikaj.

Kuptohet qe ata kane rene ne sy me paraqitjet e tyre me ekipin U19 dhe kesisoj tashme do kene mundesine qe me paraqitjet e tyre te bindin edhe stafin e ekipit te pare dhe pse jo te behen qe tani pjese e tij./SHKODRA-SPORT.COM/