Friday, January 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre futbollistë të Vllaznisë dhe bashkë me ta edhe trajneri Edi Martini...

Tre futbollistë të Vllaznisë dhe bashkë me ta edhe trajneri Edi Martini në formacionin më të mirë të javës së 19-të

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 19-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Java që u mbyll ishte mjaft e luftuar, ku Vllaznia, Vora dhe Tirana arritën fitore të rëndësishme, ndërsa dy sfida u mbyllën në barazim.

Formacioni i javës është përzgjedhur sipas skemës 1-4-4-2. Në portë është Igor Aleksovski i Flamurtarit, ndërsa linja e mbrojtjes përbëhet nga Andrey Yago i Vllaznisë, Serjan Repaj i Vorës, Bruno Dita i Dinamo City dhe Henri Zuna i Vorës.

Mesfusha përfshin Ibrahima Diallo të AF Elbasanit, Klinti Qato të Vllaznisë, Rafael Silva të Tiranës dhe Serge Tabekou të Tiranës, futbollistë që u dalluan për paraqitjet e tyre gjatë javës.

Në repartin e sulmit janë përzgjedhur Jurgens Olivera i Teutës dhe Sherif Kallaku i Vllaznisë, dy lojtarë që dhanë një kontribut vendimtar në rezultatet e skuadrave të tyre.

Trajneri më i mirë i javës së 19-të është shpallur Edi Martini. Tekniku i Vllaznisë udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Egnatias, duke ngushtuar diferencën në vetëm katër pikë me ekipin kryesues të kampionatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments