Tre futbolliste te Vllaznise ditet e fundit kane ndjere shqetesime te ndryshme, shoqeruar edhe me temperature te larte dhe per rrjedhoje kane munguar ne stervitje.
Kuptohet qe dyshimet e para kane qene per infektimin e tyre me covid-19 dhe per kete arsye atyre u eshte bere tamponi dhe tashme pritet pergjigja e tyre.
Kuptohet qe thjesht ka dyshime deri me tani dhe asgje te konfirmuar, megjithate ne kampin shkodran duan qe te marrin te gjitha masat per te qene te qete te gjithe futbollistet e tjera pastaj.
Tashme duhet te presim rezultatet e tamponeve per te pare nese vertete keta futbolliste jane te infektuar nga covid-19 apo eshte thjesht nje gjendje momentale jo e mire shendetesore.