
Tre futbollistët malazezë që kanë firmosur dje për Vllazninë janë shprehur të kënaqur për nisjen e bashkëpunimit me klubin shkodran. Sigurisht që për ta, ky ekip nuk ishte I panjohur ngaqë për të I kanë folur shumë futbollistë malazezë që kanë luajtur më parë në “Loro Boriçi”. I pari që ka folur ka qenë ish- kapiteni I Zetës Goran Burzanoviç që njëkohësisht u tha se kishte lidhje të ngushta me portierin e kuqebluve Miroslav Vujadinoviç. Vetë lojtari në prezantimin e tij të parë u shpreh: “Për mua është një kënaqësi që të jem pjesë e Vllaznisë. Pjesë e këtij klubi me shumë histori dhe me shumë tradita. Miqtë e mi që kanë luajtur këtu më parë, më kanë treguar për këtë emër dhe për atë që kërkon ky qytet. Prandaj them se duhet bërë më e mira në mënyrë që të arrijmë të gjithë sëbashku ato objektiva që ka ky klub për sezonin e ardhshëm dhe jam shumë I bindur se sezonin e ardhshëm do luajmë në Europë me të”. Pas tij e ka marrë fjalën Balsa Bozoviç . “Falenderoj të gjithë për këtë pritje dhe për këtë ofertë për të luajtur me Vllazninë. Mund të them se duhet të bëjmë më të mirën në mënyrë që të justifikojnë këtë interesim. Shpresoj që me ekipin e Vllaznisë të shijojmë trofe, pasi këtë e shikoj se kërkojnë edhe drejtuesit e klubit. Mund të them me bindje se do të kërkojmë që të bëjmë maksimumin tonë dhe timin personal me këtë skuadër”- ka thënë ai. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe futbollisti I tretë I prezantuar para gazetarëve, Ivan Novoviç. “Për mua ashtu si edhe për kolegët emi është një gjë e bukur që do të luaj për ngjyrat e Vllaznisë. Ashtu si edhe drejtuesit edhe unë përsonalisht kam shumë dëshirë që të shpallem kampion me ekipin e Vllaznisë. Të shpresojmë që kjo dëshirë e përbashkët të bëhet realitet. Unë dëshiroj që të tregoj më të mirën për këtë skuadër dhe për besimin që drejtuesit kanë treguar”, është shprehur 24 vjeçari I krahut të mjatë të mbrojtes Novoviç. Në prezantim kanë folur bukur megjithatë pritet për t’u parë tashmë se si do të flasin në fushën e lojës. Janë tre futbollistë që kanë luajtur rregullisht me Zetën në sezonin e fundit, ndonëse kjo skuadër është renditur në vendin e tetë megjithatë drejtuesit kuqeblu mendojnë se këta tre futbollistë do tregojnë më të mirën e tyre tek Vllaznia.
Goran Burzanoviç
Datëlindja: 04.08.1984
Gjatësia: 1.73 m
Pozicioni: Mesfushor qendre
Skuadra nga vjen: Zeta
Sezoni 2012-13: 27 ndeshje- 3 gola
Balsa Bozoviç
Datëlindja: 01.05.1987
Gjatësia: 1.79 m
Pozicioni: Mesfushor shkatërrues
Skuadra nga vjen: Zeta
Sezoni 2012-13: 20 ndeshje- 2 gola
Ivan Novoviç
Datëlindja: 26.04.1989
Pozicioni: Mbrojtës I majtë
Skuadra nga vjen: Zeta
Sezoni 2012-13: 27 ndeshje- 1 gol