Fitorja 2-1 ndaj Korabit ka bërë që lojtarët, stafi dhe tifozët e Erzenit të shpërthenin në festime pasi siguruan një tjetër vit qëndrimin në Kategorinë Superiore. Festë dhe dedikime, ku spikat padyshim ai i një prej pjesëtarëve të stafit të shijakasve.
Përgatitësi atletik, lezhjani Aurel Locaj, ka dalë para kamerave dhe ka bërë padyshim një dedikim special për ndeshjen e sotme, në një ditë që nuk do ta harrojë kurrë në jetën e tij.
“Unë dëshiroja që t’i dedikojë këtë fitore vajzës time, e cila sot mbush dy vjeç. Edhe nuses, se ndoshta është duke lindur edhe vajzën tjetër. Nuk e di akoma se nuk e kam parë telefonin”, tha Locaj para kamerave të “Oversport” për këtë moment të veçantë pas sfidës.
Locaj duhet pranuar se ka bere nje pune shume te mire ne krye te kesaj skuadre e cila e nisi sezonin pa faze pergatitore por me pergatitjen e bere ne vijim, ia doli te jete ne nivelet e duhura per ta perballuar kampionatin ashtu siç duhet.