Pak ditë para fillimi të Kampionatit Europian, kombëtarja spanjolle ka bërë të ditur lajmin se mesfushori Serxhio Buskets është infektuar me Covid-19.

Në faqen e saj në ‘’Twitter’’, Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi tifozët e saj mbi infektimin e kapitenit Busktets i cili mori shiritin në mungesë të Serxho Ramos.

32 vjeçari është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës, duke alarmuar trajnerin Luiz Enrike dhe pjesën tjetër të skuadrës.

Nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë shtesë në këtë rast pasi protokollet për futbollistët e infektuar janë shumë të rrepta.

Një lajm mjaft i keq ku për ‘’furinë e kuqe’’ e cila humbet shërbimet e kapitenit vetëm disa ditë para startit të Kampionatit Europian.