Diego Armando Maradona dy ditë përpara ditëlindjes së tij është detyruar të izolohet në shtëpi për shkak të një infektimi të mundshëm me Covid-19. Një nga truprojat e ish-yllit botëror të futbollit ka shfaqur simptoma tipike të koronavirusit dhe është dashur të karantinohet dhe të kryejë mënjëherë testin mjekësor.
Si pasojë Maradona është detyruar të izolohet dhe të shmangë kontaktin me çdo person për të evituar një infektim të mundshëm të tij, çka do i rëndonte shumë shëndetin. Ish-ylli i Barcelonës e Napolit gjatë kohëve të fundit nuk gëzon shëndet të mirë dhe është parë të qëndrojë i ulur në shumicën e aktiviteteve ku ka marrë pjesë.
Fituesi i Kupës së Botës së vitit 1986 me Argjentinën është një shembull i keq, pasi ka abuzuar vazhdimisht me lëndët narkotike, çka ka ndikuar shumë edhe në rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Në rast të një infektimi të 60-vjeçarit me Covid-19 do të përkeqësohej shumë situata dhe jeta e tij do të vihej seriozisht në rrezik. /vipsport/