Afrimi i Ilkay Gundogan te Barcelona mund të sjellë largimin e një tjetër mesfushori. Pas Sergio Busquets, katalanasit mund të humbasin edhe talentin holandez Frenkie de Jong.
Sipas asaj që raporton “Bild”, De Jong ka përfunduar në radaët e Bayern Munich. Ka qenë vetë trajneri Thomas Tuchel që i ka kërkuar drejtuesve të afrojnë lojtarin e Barcelonës, të cilin ka dëshiruar ta kishte nën urdhrat e tij dhe në kohën kur trajnonte Chelsean.
De Jong është i hapur për një largim të mundshëm nga Barcelona, ku sipas mediave spanjolle nuk ndihet i lumtur.
Megjithatë, për të blerë shërbimet e mesfushorit 26-vjeçar, Bayerni duhet t’i paguajë Barcelonës rreth 70 milionë euro. /oversport