Thomas Tuchel dhe Bayern Munich janë zyrtarisht në krizë. Bavarezët u mundën në ndeshjen ndaj Mainz-it në Bundesliga dhe tashmë rrezikojnë seriozisht ta humbin titullin. Humbja 3-1 me përmbysje ka qenë rezultati i radhës zhgënjyes nëse mendojmë se Bayern u eliminua edhe në çerekfinale të Champions League kundër Manchester City gjatë javës.
Tronditja që çoi në mënyrë të pashpjegueshme në shkarkimin e Nagelsmann përfundoi duke shpërbërë një grup që javët e fundit ka pësuar gjithashtu tensione për shkak të çështjes Mane-Sane.
Vendimi për të larguar një trajner të aftë për të pësuar vetëm 3 humbje në 37 ndeshje për një tjetër që ka humbur po aq në 7 ndeshje duket se po i del keq drejtuesve të klubit.
Në fund të ndeshjes kundër Mainz-it, Oliver Kahn, drejtor i përgjithshëm i Bayern-it, përjashtoi mundësinë e shkarkimit: “Qëllimi im i vetëm është ta përfundoj sezonin me fitoren e titullit, më pas do të provojmë sërish në sezonin e ri!”. Një vizion pozitiv pra i ish-portierit dhe kampionit të bavarezëve, por Tuchel nuk është dakord.
Në fakt, në fund të ndeshjes, Tuchel u përpoq të shpjegonte arsyet e këtij kolapsi kolektiv. Është e panevojshme të mohohet se ndryshimi i një trajneri në mes të sezonit, veçanërisht në këtë rast, nuk çon gjithmonë në rezultate pozitive. Dhe Tuchel duket se është i vetëdijshëm për këtë, por ish-trajneri i Chelsea-t nënvizon edhe një aspekt tjetër.
“Ne nuk kemi energji, nuk e di pse, – shpjegoi ai pothuajse me mosbesimin pas kësaj disfate befasuese. – Është kaq e vështirë. Skuadra duket se ka luajtur tashmë 70 ndeshje këtë sezon…”.
Tuchel përpiqet të shpjegojë reflektimin e tij: “Ne jemi duke luftuar, problemet janë evidente dhe nuk jemi në gjendje të reagojmë kur gjërat shkojnë keq, sot nuk arritëm të shënonim golin e dytë kur duhej bërë”. Trajneri gjerman kërkon një shpjegim: “Na mungon çelësi i duhur dhe ndonjëherë edhe vendosmëria, ne vërtet po luftojmë për të fituar ndeshjet”.
Trajneri i Bayern Munichut sheh një ekip që nuk është brilant, ndoshta pak i rraskapitur. “Nuk jemi të zgjuar, jemi të rraskapitur”, ka përfunduar trajneri i cili ndoshta do të duhet të punojë mbi të gjitha në kokën e lojtarëve dhe më pas edhe në këmbë. Tuchel ka fituar vetëm dy ndeshje që kur mori drejtimin e Bayern-it.
Fitorja 4-2 kundër Dortmundit dukej se i hapi rrugën drejt titullit bavarezëve, por eliminimi kundër Freiburg dhe barazimi kundër Hoffenheim para eliminimit kundër Mainz komprometuan seriozisht garën për titull të Bayern-it.