Me humbjen e mbremshme ne “Loro Boriçi” ndaj Kukesit ne shifrat 1-2, Partizani largohet gjithnje e me shume nga kreu dhe tashme shumekush mendon se ai eshte shume larg pretendimeve te tij.

Në Ora Sport mbreme gazetari sportit Bashkim Tufa u shpreh se ky Partizan aktualisht nuk është për titull. Ai tha se Partizan ka 18 pikë për 14 javë, dhe se nuk mund të dalë kampion me këtë kontingjent lojtarësh që ka momentalisht.

“Ky Partizan aktualisht nuk është për titull. E ndajmë këtë pjesë. Në radhë të parë ky Partizan ka 18 pikë për 14 javë, si do të dalë kampion? Me këtë kontingjent që ka i ka larë duart për titullin e kampionatit”- shpreh Tufa.

Nga ana tjeter shumekush mendon se sfida e javes qe vjen me Tiranen mund te vendose gjithçka sa i takon pretendimeve te te kuqve, por edhe fatit te trajnerit Ilir Daja.