Tomas Tuhel u evidentua tej mase i kënaqur nga reagimi i skuadrës vetëm pas një jave nga poshtërimi në Superkupë përballë Lajpcigut në Mynih.
Frazat e teknikut gjerman nga radhët e bavarezëve mbajtën të njëjtën linjë entuziaste sikurse në fytyrën e tij, duke u shprehur me eufori në piedestal
“Zhvilluam lojë të një nivel shumë të lartë. Qëndrueshmëria diktoi në lojën tonë nga minuta e parë e deri në sinjalizimin e përfundimit. Ndërsa rreth Kejnit, fusha foli qartë. Mund ta përkufizoj me plot gojën si debutim fantastik. Tipiku i futbollistit që na mungoi sezonin e shkuar.
Finalizimi i Herrit erdhi në një trajtë klasike prej 9-shi të vërtetë, i ftohtë dhe i mprehte në goditje. I përgëzoj djemtë për nisjen dinjitoze në kampionat”, përfundoi Tuhel.