Turqia mori një fitore me mjaft vlera në “Loro Boriçi”, teksa triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares shqiptare të futbollit.
Një 3 pikësh që mund t’i japë një optimisëm të madh në rrugën drejt finaleve të Euro2020. Gjithsesi, ndryshe nga futbollistët turq, të cilët kishin ardhur në Shkodër për të fituar, tifozët e skuadrës mike kanë gjetur kohë edhe për të ngacmuar gazetaren Vilma Masha.
Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja e “Supersport” është komplimentuar nga shumë tifozë turq. Një episod që mund t’i shërbejë Mashës për të harruar disi disfatën ndaj Turqisë në kualifikueset e Euro2020./newsport/
