Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi këtë verë, madje është gati të firmosë një kontratë afatgjatë. Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, që njoftojnë se ka tym të bardhë në negociata.

Agjenti i sulmuesit dhe drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën aktuale, e cila përfundon në verën e vitit 2023.

Lautaro do përfitojë ndjeshëm më shumë. Këtë verë Arsenal dhe Atletico Madrid ofruan më shumë se 70 milionë euro për Lautaron, por Inter refuzoi.