Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLU dëmtua në sfidën ndaj Sfintulit, ja kur pritet të rikthehet në...

U dëmtua në sfidën ndaj Sfintulit, ja kur pritet të rikthehet në stërvitje titullari i Partizanit

Emiljano Musta debutoi me fanellën e Partizanit në ndeshjen e parë kundër Sfintulit, por debutimi i mbrojtësit, nuk shkoi dhe aq mirë për të.

Në minutën e 44-t, 29-vjeçari mori një goditje në gju, pas një dueli të fortë në mesfushë. Musta mbeti i dëmtuar në kupën e gjurit dhe u desh menjëherë ndihma e mjekëve.

Pasi janë kryer ekzaminimet, mësohet se Musta për fat të mirë, ka një ligament të pastër dhe nuk e ka dëmtuar.

Pritet të rikthehet në stërvitje të hënën, për të vazhduar rregullisht përgatitjet si pjesë e Partizanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments