sh-kryetari i bashkisë së Pukës dhe ish-presidenti i Tërbunit, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit. Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për në Turqi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Një lajm i hidhur për të gjithë tifozët e futbolli shqiptar dhe sidomos ata pukjanë, te cilet do ta kujtojne gjate edhe per kontributin e tij tek futbolli.

Në sezonin 2014-2015, Tërbuni me president Arifajn pas rezultateve pozitive në Kategorinë e Parë, ia doli të ngjitet në Superiore, ku nuk qëndroi më shumë se një vit.