Xherdan Shaqiri ishte protagonist në ndeshjen e mbrëmshme për Liverpulin ndaj Evertonit. Sulmuesi me origjinë shqiptare prej kohësh nuk aktivizohej me të kuqtë, pasi ishte i dëmtuar. Megjithatë, Shaqiri ia doli të linte shenjën e tij duke gjetur golin e dytë në fitoren 5-2 të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klop.
Sakaq, pas ndeshjes Shaqiri u shpreh se ka punuar shumë në këto muaj për të qenë gati, ndaj nuk mund të jetë veçse i lumtur për rikthimin. “ Ishte e pabesueshme të rikthehesha në fushë.
Isha shumë i lumtur kur mësova se do të luaja. Doja të kisha një performancë të mirë. Kam punuar shumë fort në muajt e fundit. Kam qenë u dëmtuar dhe vetëm kam punuar.
Kështu, jam shumë i lumtur që u riktheva. Jam në një formë të mirë. Nuk ishte e thjeshtë të luaje menjëherë pas dëmtimit në një derbi, por kam gjithnjë besim dhe mundohem të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën. Ishim në një ditë të mirë”, u shpreh Shaqiri./VipSport/