Migen Memelli qe prej pasdites te se dieles nuk eshte me trajner i Vllaznise. Ai e ka drejtuar kete skuader ne 12 ndeshje zyrtare (10 ne kampionat dhe 2 ne Kupat e Europes) duke patur nje bilanc prej 4 fitores, 3 barazimesh dhe 5 humbjesh.

Vendimi eshte marre pas nje diskutimi te gjate ne mes tij dhe drejtuesve te klubit, pikerisht pas situates se krijuar nga humbja 0-1 ne Kukes, ndaj nje kundershtari qe luajti per me shume se 60 minuta me nje futbollist me pak.

Diten e djeshme nderkohe eshte prezantuar para skuadres trajneri i ri Qatip Osmani i cili ka nisur menjehere pune me lojtaret, per t’u bere gati per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luhet neser ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Erzenit.

Por nderkohe gjate dites se djeshme Memelli nuk ka qene i pranishem ne ambjentet e stadiumit, çka linte dyshime nese ishte pershendetur me lojtaret dhe pjestaret e stafit te tij. Megjithate gazeta “Shkodra Sport” meson se ish- trajneri menjehere pasi ka mbyllur takimin me presidentin ku eshte vendosur per te nderprere bashkepunimi, i ka thirrur te gjithe futbollistet ne stadium.

Ndonese ato kane qene pushim, kane mberritur ne “Loro Boriçi” ku kane mesuar se Migen Memelli nuk do te jete me trajneri i tyre dhe kjo eshte shoqeruar me pershendetjen e rastit ne mes paleve./SHKODRA-SPORT.COM/