Emri i tij eshte permendur shpesh keto ditet e fundit si nje nga kandidaturat me serioze per te marre postin e trajnerit tek Vllaznia, por nuk ka ndodhur keshtu. Emiliano Çela eshte prezantuar sot si trajneri i ri i Flamurtarit te Vlores.

Flamurtari nuk ka humbur kohë dhe ka graduar “timonierin” e ri. Emiliano Çela është zyrtarisht trajneri i vlonjatëve, duke zëvendësuar kështu Diego Longon të larguar në fund të sezonit.

Çela i bashkohet kuqezinjve pas aventurës me Kastriotin në elitën e futbollit shqiptar. Tekniku nga Memaliaj, u shndërruar në hero sezonin e kaluar duke shpëtuar krutanët, ndërkohë që këtë edicion e pati të pamundur për të përsëritur suksesin historik.

37-vjeçari pas karrierës si futbollisti i Flamurtarit tashmë rikthehet si trajner. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat në faqen zyrtare. Ka qenë drejtori sportiv Ferko ai që ka prezantuar trajnerin e ri të Flamurtarit.

Vlen të theksohet fakti se në tavolinën e presidentit Sinan Idrizit ishin shtatë kandidatë, teksa numri një i kuqezinjve zgjodhi Çelën.