Sebastian Spahiu i dha fund aventurës me Egnatian, teksa nuk ka humbur kohë, për të nisur aventurën e re. U përfol shumë për një transferim të mundshëm te Vllaznia, por mesfushori zgjodhi të largohet nga futbolli shqiptar, për të nisur një kapitull të ri në atë iranian.

24-vjeçari nënshkroi ditën e sotme një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi me skuadrën e Mes Rafsanjan. Spahiu u prezantua edhe zyrtarisht nga klubi, teksa tashmë është gati për këtë aventurë të re.

Interesant është fakti se Spahiu është lojtari i vetëm i huaj për momentin te skuadra iraniane. Ai ka edhe vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, plot 350 mijë euro. Askush nuk vlen më shumë se mesfushori shqiptar te skuadra e Mes Rafsanjas.