Ishte menduar qe te niste neser stervitja e ekipit te Veleçikut por ajo eshte shtyre per fillimin e javes se ardhshme. Arsyeja ka patur te beje me nje difekt ne sistemin e pompave te fushes sportive ku ky ekip stervitet. Ky problem po zgjidhet dhe si rrjedhoje, nga e hena skuadra mnedohet te zbrese ne fushen e stervitjes.
Nje gje e tille eshte bere e ditur nga gazetari sportiv Bashkim Ramekaj i cili si gjithmone eshte shume prane skuadres. Ai njekohesisht ka shpalosur edhe disa prej synimeve te klubit koplikas per merkaton.
“Drejtuesit e Veleçikut synojne te mbajne bazen e lojtareve te sezonit te kaluar dhe perpos tyre te bejne perforcime me lojtare nga Akademia Vllaznia, nga Terbuni dhe pse jo edhe nga Beselidhja.
Objektivi i skuadres ende nuk eshte deklaruar nga drejtuesit, por sigurisht qe do te pretendohet diçka me shume sesa sezonin e kaluar, kur thjesht u arrit renditja ne mesin e tabeles se klasifikimit”- eshte shprehur Ramekaj.
Nderkohe siç kemi bere te ditur, ne pankinen e Veleçikut edhe per sezonin e ri do te jete tekniku i njohur Besnik Duli, i cili do te marre persiper ne kete menyre pergatitjen e nje skuadre qe te jete sa me dinjitoze ne perballjet me kundershtaret e tjere./www.shkodrasport.com/