Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli foli “Lojtari i Ndeshjes”, Elmando Gjini.

“Unë mund të them se jemi gjithmonë të karikuar, sidomos kur luajmë në Shkodër. Falenderoj tifozët që na mbështesi nga minuta e parë deri në të fundit. Ne luajmë gjithmonë për ta. Unë i marr ndeshje për ndeshje. Falenderoj profesorin që ka pasur besim te unë, kam detyrë t’ia shpërblej në fushë.

Të njëjtë performancë në transferta? Ky kampionat, sidomos këtë vit është i vështirë. Të gjitha ekipet janë të forta në shtëpinë e tyre. Siç luajmë në Shkodër, duhet ta bëjmë edhe jashtë. Ne gjithmonë i kemi tifozët me vete.

Më mirë me 3 apo me 4? Ne ndihemi shumë mirë kështu me 3. Është problemi që sa prekim pak sulmuesit, japin faull direkte. Unë jam 2 metra fiks, se di pse s’u bëra portier”, tha Gjini.