Ylli i Real Madridit, Arda Guler është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen ndaj Juventusit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Turku po e drejtonte ndeshjen kundër Juventusit, duke krijuar gjashtë raste, duke fituar pesë duele, duke larguar dy herë topin dhe duke rikuperuar dhjetë herë topin — të gjitha këto duke ruajtur një saktësi mahnitëse prej 96%.
Për atë performancë, djaloshi i mrekullueshëm turk me të drejtë u vlerësua si ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Pjesa qesharake? Arda nuk kishte ide. Fytyra e tij kur vuri re trofeun tregonte gjithçka.
https://t.me/intvideos111/4458
“Çmimi Lojtari i Ndeshjes? U habita sepse nuk luaj për këtë, luaj për të fituar. Nuk e dija që isha MOTM”, shpjegoi Guler pasi mori çmimin.
Klipi qesharak është bërë viral tashmë, duke grumbulluar mbi një milion shikime brenda natës, por edhe duke u shpërndarë në shumë faqe tjera.