Serjan Repaj ka qenë protagonist i ndeshjes së sotme mes Vorës dhe Partizanit duke ndalur shpeshherë sulmuesit e të kuqve, për të ndihmuar ekipin që të merrte fitoren 1-0.
Të them të drejtën vija nga Vllaznia, nuk kisha shumë mundësi të luaja, erdha te Vora dhe besoj që po rritem gradualisht dhe shpresoj të kemi vazhdimësi.
Gabimi te ndeshja e fazës së parë? Ndoshta shlyerja do ishte më mirë të shënoja ndonjë gol por besoj se lojtari i ndeshjes është perfekt.
Besoj se te ky ekip arma më e fortë është grupi dhe harmonia mes njëri-tjetrit. Shpresojmë të kemi vazhdimësi.


