Vllaznia eshte kualifikuar per ne finale te Kupes se Shqiperise, por ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit ka patur edhe nje çeshtje e cila ne fakt nuk mori shume vemendje, por eshte fakt.

Mbrojtesi Fallou Diagne jo vetem qe nuk ka qene ne fushen e lojes ne kete takim, por as ne stolin e rezervave. Kjo gje u shoqerua me fjalet se ai eshte larguar nga Vllaznia.

Gjithçka ka ndodhur nje dite para ndeshjes, kur trajneri Plori ne seancen e fundit ka provuar per disa minuta formacionin anti- Partizani ne te cilin senegalezi me pasaporte franceze nuk ka qene pjese e tij.

Kjo gje nuk i ka pelqyer Diagne qe eshte larguar nga stervitja duke mos shkuar fare ne grumbullim me skuadren dhe duke nxjerre pretekste te ndryshe. Drejtuesit e Vllaznise jane vene ne levizje per ta zgjidhur kete çeshtje, por pa anashkaluar vemendjen nga ndeshja.

Nderkohe pas sfides se sotme, trajneri Plori i pyetur ne lidhje me kete çeshtje, eshte shprehur: “Diagne ka patur disa probleme te vetat dhe nuk ishte ne kete ndeshje, por shpresoj qe do te zgjidhet edhe problemi i tij”.
Marinela MATIJA