Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë pas pak ditësh, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. UEFA ka marrë vendimin sa i takon arbitrit që do vendosë drejtësi, në “Air Albania” do të gjykojë Erik Lambrechts.

39-vjeçari belg ka arbitruar në sezonin e kaluar në 16 ndeshje në kampionatin vendas. Gjithashtu, Lambrechts-it i janë besuar 2 ndeshje të Europa League dhe 1 ndeshje e Champions League.

Në ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji, ai do ketë ndihmën e de Ëirdt dhe Kevin Monteny. Verboomen është caktuar si arbitër i katër, ndërsa në VAR-i do jetë Bram Van Driessche.