Neymar po kalon një periudhë të vështirë. Sipas raportimeve nga AS, ylli brazilian që të qëndrojë jashtë fushave edhe dy muaj të tjerë.

Testet e fundit kanë treguar se rikuperimi i tij do të kërkojë më shumë kohë për të arritur një gjendje optimale, çka do të thotë se gjërat për O’Ney nuk po shkojnë në rrugën e duhur.

32-vjeçari nuk luan prej muajsh dhe te Al-Hilal po mendojnë që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme, për të dyja palët. Neymar ka një kontratë ekzistuese me klubn arab, deri në vitin 2025.