HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREUEFA cakton datën, Kukësi luan me drita në Shkodër

UEFA cakton datën, Kukësi luan me drita në Shkodër

Verilindorët do të ndeshen me skuadrën kampione të Maltës, Valetën, në turin e parë kualifikues në Champions League.

UEFA ka përcaktuar datën dhe orën fikse për ndeshjen e parë të Champions League-s.

Kukësi do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” siç është bërë e ditur të mërkurën e datës 11 korrik, në orën 19:00.

Kukësi ka ndryshuar shtëpi këtë edicion, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur luajti në “Elbasan Arena”.

Drejtuesit kanë treguar më parë se kanë zgjedhur Shkodrën si “shtëpinë” e tyre, për faktin se është më afër me Kukësin, si dhe besojnë se do të kenë edhe mbështetjen e tifozerisë vendase.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments