Wednesday, January 7, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREUEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e Shqipërisë me Italinë

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e Shqipërisë me Italinë

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për ndeshjen e parë të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Italisë në Euro 2024.

Shqipëria do ta nis Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” me një ndeshje ndaj Italisë, në kuadër të Grupit B.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në stadiumin ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit, fillim nga ora 21:00.

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarin për këtë ndeshje. Kryesor në këtë takim do të jetë gjermani Felix Zwayer.

Stefan Lupp e Marco Achmueller do të jenë gjyqtarë anësor, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniel Siebert.

Në VAR do të jetë gjyqtari Bastian Dankert. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments