Ne Tirane e bejne fakt te kryer. Madje institucioni i futbollit shqiptar ka nisur shitjen e biletave, e po ashtu edhe te shperndaje ftesat per ceremonine e inagurimit te “Arenes Kombetare”. Por ne fakt, duket se ende nuk eshte mbyllur kjo gje.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e programuar për t’u zhvilluar në datën 17 nëntor nuk e ka ende një stadium të përcaktuar nga UEFA. Ekskluzivisht për Euronews Albania, UEFA në përgjigjen e dhënë konfirmon se nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet kjo përballje.

“UEFA po e monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën e saj finale. Miratimi përfundimtar do të vijë në momentin e duhur”- shkruhet ne pergjigjen e ketij institucioni per televizionin ne fjale qe eshte interesuar per kete çeshtje.

UEFA lë të hapur mundësinë e licencimit të Arenës Kombëtare, por nga ana tjetër ekziston rreziku që kjo përballje mund të mos luhet në stadiumin e ri, për sa kohë nuk është marrë licenca.

Pak ditë më pare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit theksoi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e fundit kualifikuese të kampionatit evropian.