Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREUEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro

UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 44 mijë euro. Vendimi është bërë publik ditën e sotme në faqen zyrtare nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Shkak i gjobës është bërë ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë që u zhvillua më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë për kualifikimet e “Euro 2024”.

FSHF-ja ka marrë 30 mijë euro gjobë për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e sendeve të ndryshme që ndikuan në zhvillimin e ndeshjes.

UEFA nuk është ndalur me kaq, por ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit (pra të gjithë tribunës veriore dhe jugore), për një periudhë provuese prej dyvitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Ndërsa me 14 mijë euro të tjera, FSHF-ja është gjobitur për bllokimin e rrugëve publike.

UEFA gjithashtu ka paralajmëruar Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj, për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments