Prej kohësh, po mendohet që në Europë të krijohet një kompeticion i ri për klube i cili do të sillte jo pak ndryshime në futbollin europian.

Shumë kampionate do të kishin ndryshime të mëdha nëse miratohet zyrtarisht vendimi për këtë kompeticion të ri.

Është parashikuar që të ketë ndryshime në kalendar dhe në strukturën e kampionateve dhe ligave të ndryshme në Europë u është dhënë kohë për ta diskutuar këtë dhe për të marrë një vendim.

Ditën e sotme, Premier Liga angleze ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e UEFA-s duke qenë se unanimisht është votuar për të mos e pranuar propozimin e UEFA-s.

Në këtë mënyrë, Anglia nuk e ka mbështetur këtë ide ndërkohë që priten të tjera refuzime nga të tjera liga në Europës. Parashikohej që edhe ndeshje të Ligës së Kampionëve të spostoheshin për në fundjavë.

“Premier Liga dhe klubet tona, sot unanimisht konfirmuan qëndrimin tonë të fortë kundër reformës së propozuar nga UEFA për kompeticionin e ri për klube që nis nga viti 2024”, thuhej mes të tjerash në refuzimin e Premier Ligës. /VipSport/