Superliga Europiane dështoi dhe tani rradhën e ka ndëshkimi për klubet themeluese. Kjo është ajo çka tha Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, në një intervistë për 24UR. Numri një i futbollit në Europë tregoi respekt maksimal për disa klube që nuk pranuan të bëhen pjesë e “grupit”.

Gjithashtu, mbështetje meritojnë edhe ekipet që bënë prapaktheu. Ceferin u shpreh se vendimet për procedurat, ndëshkimet e ndryshme në aspektin ligjor do të publikohen shumë shpejt.

UEFA ka ekipin e saj ligjor, ku po mundohet të sigurojë prova të mjaftueshme për të vendosur drejtësi rreth asaj çka pamë këto ditë.

“Ne do të flasim për futbollin, por në takime, unë do të vendos se kush ulet pranë meje. Kështu që, mund ta vendos dikë pak më largNëse këto klube dëshirojnë të luajnë përsëri në konkurrencën tonë, ata do të duhet të na afrohen dhe ne do të duhet të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur, por unë nuk dua të hyj në detaje, pasi ne ende po flasim me ekipin tonë ligjor.

Ekipet angleze e pranuan gabimin e tyre dhe e kuptuan se ishin gabim. Të gjithë bëjmë gabime. Në një farë mënyre, unë isha i zhgënjyer nga të gjithë, por duhet të them se ndoshta Barcelona është ajo që më zhgënjeu më pak.Presidenti Joan Laporta u zgjodh vetëm kohëve të fundit dhe unë fola me të dy ose tre herë.

Ai ishte nën një presion të madh për shkak të situatës financiare që trashëgoi. Kjo ndodh kur ju paguani shumë lojtarë dhe nuk merrni rezultate. Pra, tani presim që të gjithë ta kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për të javën tjetër” – tha ai./newsport/