“Qershia mbi tortë”! UEFA ka zgjedhur si golin më të bukur, realizimin fantastik të Jasir Asanit në duelin ndaj Moldavisë, ku Kombëtarja shqiptare triumfoi me rezultatin 2-0.

Një vlerësim i madh ky për 27-vjeçarin që arriti të mposhte konkretët “big” si Bernardo Silva i Mançester Sitit, apo edhe Elif Elmas, kampion me Napolin.

Ky supergol ndaj Moldavisë do të mbahet mend gjatë nga Jasir Asani, pasi ishte i pari me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa i hapi rrugën suksesin ndaj Moldavisë.

Ndërkohë që ky vlerësim i UEFA-s ja shtoi edhe më shumë magjinë realizimit brilant të shqiptarit.

https://twitter.com/EURO2024/status/1670829391985754120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1670829391985754120%7Ctwgr%5E26930f8f20675f748188d249d4446fa46ddaeb53%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fqershia-mbi-torte-jasir-asani-fiton-duelin-me-bernardo-silven-uefa-shpall-golin-e-shqiptarit-si-me-te-bukurin-e-javes%2F