Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREUkrainasi Kalaitan luajti sot në miqësoren ndaj Tërbunit, ja çfarë thotë Brdariç...

Ukrainasi Kalaitan luajti sot në miqësoren ndaj Tërbunit, ja çfarë thotë Brdariç për të

Prej pak ditesh ndodhet ne stervitje me Vllaznine dhe ndonese u tha se eshte thjesht “kalimtar” ngaqe do te largohej ne nje destinacion tjeter, sulmuesi ukrainas Antoni Kalaitan ka luajtur pak minuta ne miqesoren ndaj Terbunit.

Ai zuri vendin e Çobes teksa ka qene ne fushe per rreth 15 minuta, por pa dhene ndonje gje te veçante. I pyetur ne lidhje me te ardhmen e ketij lojtari, trajneri Brdariç eshte shprehur:

“Ne do ta shohim dhe gjykojme ne ditet e ardhshme kete lojtar dhe sigurisht qe do njoftojme edhe per fatin e tij”. Vetem kaq sepse kuptohet qe syte e stafit teknik nuk jane te perqendruar tek ai.

Kuptohet qe Kalaitan i eshte sugjeruar drejtuesve te Vllaznise per ta patur ne vemendje dhe per t’u stervitur me ta per disa dite, por menaxheret qe e kane sjelle, e kane te qarte se ai nuk do te qendroje ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments