Në ambientin e Totenhem ishin shumë entuziastë për një rikthim të Mauricio Poçetinos, një veprim që mund të bënte të mundur edhe qëndrimin e Herri Kejn.
Megjithatë, sulmuesi e bëri të qartë se pavarësisht Poçetinos, aido të largohej.
Nga ana tjetër edhe PSG, nuk hap rrugë për lirimin e trajnerit dhe tashmë Totenhem ka nisur të studiojë mundësitë e tjera.
Ai që është në avantazh për të marrë drejtimin e Spurs është Antonio Konte. Italiani është gati të rikthehet në ishull pas eksperiencës me Çelsin, teksa do të niste projektin për të rikthyer skuadrën sërish konkurruese për titullin. Sakaq, drejtuesit anglezë nuk po mendojnë vetëm për Konten si italianin e vetëm, por dëshirojnë të afrojnë edhe ish-drejtorin e Juventus, Fabio Paratiçi.
Ky i fundit ka qenë gjithnjë i lidhur me tregun anglez dhe puna në një ambient të tillë mund ta ndihmonte për sukses. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Totenhem do të mbyllë me sukses tratativat me trajnerin dhe drejtorin, për t’u identifikuar më pas si një markë italiane. /VipSport/