HomeFUTBOLLUltimatumi i Demit për Lerdën: Nëse nuk fiton derbin, do ta shkarkoj

Ultimatumi i Demit për Lerdën: Nëse nuk fiton derbin, do ta shkarkoj

Derbi Tirana-Partizani është shansi i fundit për trajnerin e të kuqve, Franco Lerda që të mund të shpëtojë stolin.

Forma e dobët e Partizanit, me 2 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore ka bërë që klubi të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e trajnerit. Ultimatumi u zbulua nga kamerat e A2 në mbedhjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, me Presidentin e të kuqve, Gazmend Demi, i cili në bisedë e sipër me dy homologët Pashk Laska të klubit të Laçit dhe administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, thekson se do ta shkarkojë trajnerin Lerda në rast humbeje në derbi.

https://www.facebook.com/202161186517541/posts/2486966304703673?sfns=mo

Sikur të mos mjaftonte ecuria negative apo distancana në renditje, derbi këtë herë vjen ndryshe, me presionin që është totalisht në kampin e kuq.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments