Kryeministri holandez Mark Rute ka urdhëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri në datën 1 qershor.
Në një vendim të fundit të qeverisë holandeze kundër përhapjes së koronavirusit është vendosur që të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, duke përfshirë dhe futbollin, deri në fillim të muajit qershor.
Megjithëse kampionati holandez po planifikonte të rifillonte aktivitetin pas 30 prillit, tashmë klube holandeze janë të detyruara të zbatojnë vendimin e qeverisë.
Por, të ditët e ardhshme, Europa do të mësojë dhe procedimin në lidhje me përfundimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike të këtij sezoni deri në 30 qershor pasi do të ketë një mbledhje të dytë të UEFA-s.