Fitorja e fundit e “celestëve” kundër “selecaos” daton në vitin 2001. Ekipi i Tabarez është aktualisht i katërti zonën kualifikuese të Amerikës së Jugut: 16 pikë në njëmbëdhjetë ndeshje, me Kolumbinë që ndjek me vetëm një pikë më pak.

BRAZIL – Pas nëntë fitoreve radhazi, erdhi edhe ndalesa e parë. Brazili nuk humbi në ndeshjen eliminatore për “Katar 2022”, por barazoi 0-0 në transfertën kundër Kolumbisë.

Në ndeshjen e fundit para rifillimit të kampionateve, “Selecao” do të presë Uruguajin, në orën 02.30 të 15 tetorit, në “Arena de Amazonia” në Manaus. “Celestet” e kanë kaluar “KO” e pësuar nga Argjentina në ndeshjen e fundit: Messi, De Paul dhe Lautaro Martinez shënuan.

Brazili kryeson grupin kualifikues të Amerikës së Jugut, me 28 pikë në dhjetë ndeshje të luajtura. Messi dhe shokët e tij e ndjekin me 6 pikë më pak. Vendin e tretë aktualisht e zë Ekuadori.

Katër ekipet e para të zones së CONMEBOL do të presin biletat për në “Katar 2022”, ndërkohë që e pesta do të luajë në “play-off”. Uruguaji është i katërti me 16 pikë në njëmbëdhjetë ndeshje (katër fitore, katër barazime dhe tre humbje). Kolumbia ndjek në vednin e pestë me -1 pikë.

Sakaq kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për të përfunduar deri në fund të raundit kualifikues në zonën e Amerikës së Jugut. Në këtë fund të gjithë kërkojnë të mos humbin pike, në mënyrë që të mos rrëshqasin në renditje. Treni i “Katar 2022” ecën me shpejtësi.

Midis Brazilit dhe Uruguajit janë zhvilluar 74 sfida. Bilanci flet për “selecaon”: 37 fitore kundër 20 sukseseve të kundërshtarëve, 17 janë barazuar. Nëntorin e kaluar, ndeshja e fundit midis tyre në “Estadio Centenario” përfundoi 2-0 për skuadrën e Tites, pas golave të Arthur dhe Richarlison. Ndeshjet kundër Brazilit gjithmonë kanë qenë të vështira, skuadra e Oscar Tabarez e di mire këtë.

Suksesi i fundit i fituar nga “celestet” daton njëzet vjet më parë. Ishte viti 2001, gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës në Kore dhe Japoni, kur Uruguaji arriti të fitojë 1-0, falë një goli të Magallanes. Në fushë kishte kampionë të mëdhenj si Roberto Carlos, Cafù dhe Rivaldo. Ai edicion botëror u fitua nga “seleção” në finalen kundër Gjermanisë. Sot ka Neymar, Paquetà, Gabriel Jesus: brez i ri i sulmit drejt “Katar 2022”.