Bruno Telushi është një nga emrat e përfolur prej kohësh për të veshur fanellën e Vllaznisë. Por, duket se kjo pistë ka rënë përfundimisht dhe lajmet e fundit e kanë trazuar jo pak situatën, ku palët përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën.

Sipas mesfushorit vlonjat transferimi nuk është kryer për shkak se drejtuesit e Vllaznisë nuk i kanë mbajtur premtimet e fillimit duke i bërë zbritje të ndjeshme në ofertë.

Ndërsa drejtuesit e skuadrës shkodrane i quajnë të pabaza lajmet e fundit për afrimin e mundshëm për Telushin, pasi kjo pistë ka rënë me kohë. Tani mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e vlonjatit, si dhe kush do jetë mesfushori që do të mbërrijë në Shkodër.