Futbollisti I Kombëtares, Myrto Uzuni ka dalë sot përpara mediave për të folur për dy ndeshjet që kuqezinjtë e Edi Rejas kanë në 11 dhe 14 tetor me Kazkaistanin dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.

Beratasi ka kërkuar më shumë minuta në fushë, teksa tregon se Reja e ka uruar për kualifikimin dhe paraqitjet me Ferencvaros.

“Kur vjen në Kombëtare është diçka shumë e mirë për një futbollist, golat dhe forma e mirë më japin shtysë për të ecur përpara.

Dje biseduat me trajnerin? Më uroi për golat dhe paraqitjet e bëra, ata ndjekin çdo gjë. Vlerësoj çdo stërvitje dhe ndeshje si të fundit ndaj kjo më jep më shumë shtysë për të ecur përpara.

Skema? Puna ime është të bëj gola në klub por nuk jam I kënaqur me minutazhin në Kombëtare. Besoj se duhet të stërvitem në Kombëtare dhe t’I tregoj trajnerit se jam gati.

Me kë ndiheni më mirë? Me Baren dhe Manaj sepse kemi kohë që luajmë bashkë, ndaj kuptohemi.

Mbështetësit? I falenderoj të gjthë sepse kjo ka qenë një mbështetje e madhe për mua, dua ta lë pas Ferencvaros dhe të fokusohemi në Kombëtare”, tha Uzuni./newsport/