Objektivat e sezonit te Vllaznise varen te gjitha nga finalja e sotme e Kupes se Shqiperise. Vetem fitorja mund t’i dergoje shkodranet ne Europe, prandaj kunder Lacit nuk tolerohen hapa fals.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, ish-futbollisti i te dy ekipeve, Vllaznise dhe Lacit, Valdano Nimani ka komentuar perballjen vendimtare te sotme. Ish-mesfushori ka thene se do te jete nje ndeshje trajneresh midis Mirel Joses dhe Shpetim Duros. Megjithate, ai shikon me te avantazhuar trajnerin e Vllaznise, per shkak se ka qene edhe se fundmi ne krye te Lacit.

Nimani u shpreh se shpreson me gjithe zemer qe Vllaznia ta fitoje kete Kupe, pavaresisht gabimeve amatoreske gjate sezonit, si te stafit ashtu edhe te futbollisteve. Ai theksoi se ndoshta sulmi i shkodraneve, mund te beje diferencen ne finalen e sotme.

“Te them te drejten, me vjen mire se jane ne finale Vllaznia dhe Laci. Per sa i perket ndeshjes, besoj se do te jete nje ndeshje trajneresh, sepse e njohin mire ambientin e te dyja skuadrave, por them se me i avantazhuar eshte Josa, sepse ka qene se fundmi te pankina e Lacit.

Besoj dhe uroj me gjithe zemer qe ta fitoje Vllaznia kete Kupe, pavaresisht shume gabimeve amatoreske, si te stafit dhe futbollisteve.

Pika me e forte besoj do jete mesfusha jone dhe sulmi. Shpresoj qe sulmi te jete ne dite te mire dhe te beje diferencen ne kete ndeshje, sepse e kane potencialin.

Shpresoj dhe i bej thirrje qe te jene sa me te shumte ne stadiumin “Air Albania” dhe te mbeshtesin ekipin. Sa here, Vllaznia ka pasur nevoje per mbeshtetje, tifozet jane pergjigjur dhe shpresoj qe edhe Vllaznia t’i gezoje ne fund dhe kam besim se do i gezoje.

Shpresoj qe te fitoje Vllaznia, por Laci di si te luaje ndeshjet decizive. Pres nje 90-minutesh ne barazim dhe ndeshja te shkoje ne shtese”,-mbylli prononcimin e tij, ish-mesfushori i Vllaznise dhe i Lacit, Valdano Nimani.

Maringlen ZHIVANI