Valmir Kurti, ish-futbollist i disa ekipeve në vendin tonë dhe aktualisht trajner moshash në Shkodër, foli për situatën tek Vllaznia pas fitores ndaj Dinamos.

Ai ishte i ftuar në studion e emisionit “Star Sport” që transmetohet në ekranin e Star Plus, teksa sipas tij, kjo fitore i ka dhënë një frymëmarrje Vllaznisë.

“Fitorja e fundit ndaj Dinamos mendoj se i ka dhënë një frymëmarrje Vllaznisë. Jam i sigurtë që ndryshimi i pankinës ka sjellur energji të reja në skuadër. Mund të quhem optimist, por unë kam besim se Vllaznia do të jetë në “Final Four” në fund të kampionatit.

Megjithatë, Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje në janar. Drejtuesit duhet t’i marrin masat në merkaton e dimrit. Klasikja ndaj Tiranës?

Unë besoj se nuk dalim pa pikë, duke parë se Vllaznia është aty-aty me të gjitha skuadrat”,-tha gjatë prononcimit të tij në studion e emisionit “Star Sport”, trajneri i futbollit të moshave në Shkodër, Valmir Kurti./SHKODRA-SPORT.COM/