Tashmë që rrugët mes Barcelonës dhe Ernesto Valverdes janë drejt ndarjes, drejtuesit e ekipit katalanas po mendojnë për zëvendësuesin.

Drejtuesit janë duke shqyrtuar disa emra si Massimiliano Allegri, Maurizio Pochetino dhe Francisco Javier García Pimienta që pas refuzimit të Xavit.

Mirëpo sipas “As” në skenë së fundmi ka dalë dhe emri i Quique Setién, i cili preferohet nga drejtuesit e skuadrës blaugrane. Media spanjolle raporton se tekniku 61-vjeçar është shumë afër nënshkrimit me Barcelonën.

Setien preferon lojën sulmuese dhe është i frymëzuar nga Johan Cryyff. Kjo gjë mund ta ndihmonte teknikun të përshtatej shumë shpejt me lojën  e Barcelonës.

Aktualisht, ai është i lirë që nga fundi i aventurës së tij tek Real Betis.Image

Image

© SYRI.net